25/11 14:33
Në 19 maj do të organizohet një nga evenimentet më të mëdha të vitit, që është dasma e princ Harry me Meghan Markle.
Disa javë më parë çifti zbuloi edhe numrin e personave që do të jenë të ftuar në ceremoni, ndërkohë që ajo do mbahet në kështjellën Windsor.
Por detaje të reja janë zbuluar nga dasma madhështore.
Kështu është zbuluar se dekori i kështjellës do të bëhet me lule natyrale, ndërkohë që torta e çiftit do të jetë me fruta, e përgatitur nga Claire Ptak, pronare e pastiçerisë Violet në Londër.
Dukesha e ardhshme, gjatë një intervistë dhënë për BBC, ka folur rreth detajeve të tortës duke theksuar se është kujdesur personalisht për të, duke mos lënë asnjë shteg pakënaqësie nga ana e të ftuarve.
Top Channel