Agim Poçari, drejtor Programacioni i “Digitalb”, dha mendimin e tij në lidhje me debatin e ditëve të fundit mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit.

Poçari theksoi se Ilda Bejleri “është gazetare, moderatore dhe imazh”.

“Muçi ka të drejtë të kritikojë, por kur e krahason me lëvizjen e këmbëve të Sharon Stone, këtu gjëja bëhet më vulgare. Unë them që duhet ta kalojmë këtë gjë”, u shpreh Poçari.

Digitalb publikoi një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë debat, ku thuhet se debati është ngritur nga një joprofesionist i fushës dhe një moderatoreje, e cila në performancën e saj ka tri cilësi në ekran: gazetare, moderatore dhe imazh. E duke theksuar se DigitAlb ndjek modelet dhe standardet më të mira europiane në produktet e veta televizive, platforma shpreh hapur indinjatën për ngritjen e këtij debati jo nga profesionistët e fushës, në një kohë që duhet të jenë profesionistët, ata që të debatojnë hapur, publikisht dhe pa kompromise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA