Nga Kanadaja në Gjirokastër; Koncerti i orkestrës simfonike West Coast Orchestra

20/03/2018 14:26

West Coast Orchestra një prej kompanive më të mirënjohura simfonike në Kanada e udhëhequr nga dirigjenti shqiptar Bujar Llapaj nisi turin Ballkanik të saj nga qyteti i Gjirokastrës.

Është hera e dytë që vijnë në Shqipëri dhe 50 muzikantët e saj luajtën për publikun pjesë të mirënjohura simfonike gjatë një koncerti 90 minutësh.

“Kur më pyesin në fillim pse bëja muzikë u thoja se më pëlqen. Derisa në njërin prej koncerteve tona një prind erdhi për të na falendruar ngaqë fëmija e tij autik na kishte ndjekur me vëmendje, dhe kuptova qe kishim bërë diçka jo thjesht për veten”, tha Paul McWeen, president i WCO.

Ndërsa saksofonistja Julia Nolan thotë se publiku ka nevojë për edukim të vazhdueshëm muzikor dhe jo vetëm për ngjarje spontane.

“Mendoj se luajtëm muzikë të bukur dhe e gjithë orkestra e sidomos kuarteti iu përgjigj shumë mirë pjesës. Premiera e kësaj vepre u realizua qershorin e kaluar”, u shpreh Julia Nolan, saksofoniste.

Dirigjenti Bujar Llapaj tha se sheh me keqardhje tkurrjen e shkollave të artit dhe interesin për muzikën.

“Të jetë i hapur edukimi muzikor, jo thjesht në shkollat profesionale. Kjo fillon që në fillore, të krijohen klasa muzike, leximi, recitimi, jo të thjesht me një orë muzike, ku mësojnë se cila është Do-ja apo Re-ja. Është e pakuptimtë”, u shpreh Bujar Llapaj, dirigjent.

West Coast Orchestra e Vankuverit do të udhëtojë në disa qytete shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA