“Më shumë emocione kisha kur këndova përballë Bill Clinton, sesa kur u shpalla fitues”.

Ka qenë kjo deklarata e Lorenzo Licitra, i cili është fitues i edicionit të fundit të X Factor në Itali, i cili ishte edhe përfaqësues i Italisë në “Change the World United Nation – New York 2018”, i cili u mbajt nga data 16 deri në 18 mars.

Gjatë një intervistë dhënë për mediat këngëtari rrëfeu emocionet që kishte në momentin kur përballë tij qendronte Bill Clinton: “Një emocion unik. Të gjendesha në një vend të tillë dhe të përfaqësoja vendin tim ishte fantastike”.

Por pavarësisht se performaca e tij u realizuar përballë tre mijë të rijnve nga 110 vënde të botës, një gjë e tille theksoi Lorenzo nuk kishte aspak problem, emocioni im qendronte tek vështrimi i ish presidentit të SHBA-ve: “Isha shumë i emocionuar dhe shumë kurioz. Nuk ndodh çdo ditë të këndësh përballë një personazhi të tillë, dhe së bashku me të rinj që vinë nga e gjithë bota”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA