
24/02 19:13
Kanë disa javë që janë ndarë, dhe duket se kjo është periudha më e bukur për Selena Gomez.
Duket se prania e Justin Bieber në jetën e saj ishte mjaft e rënduar duke qenë se gjatë periudhës që ishin bashkë Selena u kurua nga depresioni.
Por tashmë jo më! Këngëtarja ka vendosur të shijojë jetën dhe këtë e ka bërë duke marrë disa ditë pushime.
Së bashku me miqtë e saj, Selena është fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në bordin e një jahti luksoz në Sydney.
Nga fotot e publikuara bie në sy shenja e operacionit të kryer nga këngëtarja, në këmbën e saj të djathtë, operacion nga i cili ajo rrezikoi edhe jetën
Top Channel