Vetëm një futbollist nga Kategoria Superiore shqiptare, jashtë veterani Besart Berisha që po shkëlqen në Australi, e i grumbulluar Edon Zhegrova, lojtar që refuzoi fanellën e Kombëtares kuqezi.

Këto janë “pikantet” e premierës së trajnerit Bernard Challandes me përfaqësuesen e Kosovës, e cila po projekton këtë muaj dy miqësore me kundërshtarë të nivelit të ulët, por që gjithsesi do t’i japin teknikut të ri përgjigjet që i duhen.

Kosova do të impenjohet fillimisht me Madagaskarin më 24 mars, ndërsa 3 ditë më vonë do të luajë po në Francë me përfaqësuesen e Burkina Fasos.

Zvicerani Bernard Challandes ka thirrur 23 futbollistë, ku spikasin Milot Rashica, Samir Ujkani, Bernard Berisha dhe Bersant Celina, ky i fundit që aktivizohet në Angli me Ipsëich Toën.

Gjithashtu spikat talenti i Genkut në Belgjikë, Edon Zhegrova, një lojtar premtues që u kontaktua edhe nga trajneri i Shqipërisë, por që shfaqi dilema dhe gjeti përgjigjen aspak etike të trajnerit kuqezi.

Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak dëmtimesh, ndërsa ka edhe talente si Kastrati, që po spikat me të rinjtë e Romës, apo Zeneli i Heerenvenit. Lojtari i vetëm nga Superiorja është Fidan Aliti, që militon me Skënderbeun.

Top Channel