Vijon situata e renduar nga përmbytjet ne qarkun e Shkodrës. Pamjet nga kalaja e Shkodrës tregojnë përmasat e sipërfaqes së përmbytjeve që edhe pse sipas ministrisë së mbrojtjes është ulur, vazhdon të izolojë banorët në shumë zona.

Në të gjithë njësinë administrative Ana e Malit janë nën ujë 1200 ha toke, 580 prej të cilave vetëm në Oblikë ku uji ka nxjerre jashtë funksioni ujësjellësin Oblika 1.

Bashkia Shkodër i është gjendur pranë banorëve duke i mundësuar ujin e pijshme me anë të autobotëve.

Në njësinë administrative të Dajçit, nën ujë gjenden 780 ha tokë, 390 në atë të Bushatit dhe 290 ha të tjera në njësinë e Bërdicës.

Vijon ndërkohë edhe shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe për banorët dhe bagëtitë.

Top Channel