Debati për një ndërtim në parkun arkeologjik të Butrintit detyroi ministrinë e Kulturës që të ndërpriste projektin.

Por 5 muaj më pas, aty puna pothuajse ka përfunduar. Ambientet i ka parë nga afër edhe vetë ministrja Kumbaro, e cila shpjegon se përse ajo dha lejen për rifillimin e punës.

“Pasi u pezullua për një periudhë të caktuar që të shteroheshin të gjitha pyetjet lidhur me interesin që kishte rehabilitimi i një pike shërbimi, grehinë ekzistuese që në ’75 e kam bërë të ditur me kohë që pas këtij pezullimi, punimet filluan për rehabilitimin e plotë. Pika turistike do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik”, thotë Mirela Kumbaro.

Projekti i ndërtimit brenda Parkut Arkeologjik, duke përdorur edhe beton, në një zonë ende të pagërmuar dhe që mendohet se nëntokë ka objekte të antikitetit, të përmendur nga UNSCO.

Në një raport të organizates thuhet se ndërtimi që ka statusin e Trashëgimisë Botërore duhet të merrte leje edhe prej tyre. Ja çfarë ndodhi në nëntor të vitit 2017.

Pjesë nga debati Vokshi-Kumbaro
Vokshi: A janë ndërprerë punimet?
Kumbaro: Po, derisa të shterohen të gjitha pyetjet.
Vokshi: Ngaqë tha UNESCO, ndaj janë ndërprerë?
Kumbaro: Jo.
Vokshi: Do mbani përgjegjësi nëse gënjeni.

Pas 5 muaj pas kësaj deklarate të ministres së Kulturës, puna ka nisur, por pyetjet ende nuk kanë shteruar, sepse ende nuk ka një shpjegim nëse është marrë leje nga UNESCO për një ndërtim brenda një zone arkeologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA