Teatri Kombëtar shqiptar nisi të ndërtohej në vitin 1939, me kërkesë të ministrit të Jashtëm italian të kohës, Gian Galeazzo Ciano, si pjesë e kompleksit “Skënderbej”, në një truall prej 13 mijë metrash katrorë, 7.000 prej të cilave ndërtesa.
Firma milaneze “Pater” me arkitekt Giulio Berte e përfundoi objektin e quajtur “Klubi Italo-Shqiptar” pas një viti, e më 10 mars të 1940-s, “Kinema-Teatër Savoia” u përurua me filmin “Një aventurë”.
Një luks i tepruar për kohën, siç vëren gazetari i famshëm italian, Indro Montanelli, në librin “Shqipëria, një dhe një mijë”, shkruar pas udhëtimit në vendin tonë.
Por 78 vite më vonë, ndërtesa kërkohet të shembet. Atë që nisi si ministër Kulture gati 20 vite më parë, Edi Rama synon që ta realizojë sot si kryeministër.
“Teatri Kombëtar do të shembet sepse është jashtë çdo standardi”, do të thoshte Rama pak ditë më parë.
Kjo godinë, për artistët dhe arkitektët është pjesë e historisë. Por për qeverinë, që thotë se nuk ka fonde, Teatri i ri duhet dhënë me koncesion. Ai do të ndërtohet me paratë e privatit, që do të shoqërohet me 4 kulla në qendër të Tiranës. Kjo skenë dhe ky teatër kërkon zgjidhje. Por, a është ky projekt i duhuri dhe cila është frika e artistëve që nuk duan të shpërngulen?
Ata flasin sot në “Exclusive” në orën 20:05 në Top Channel.
Top Channel