
24/05 15:52
45 minuta lojë, një gol i Alcacer dhe një tjetër i Lionel Messit. Barcelona fitoi ndaj Bilbaos dhe mori pikët e plota në Camp Nou.
Katalanasit, që në këtë takim mbërrinin pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat hodhën një tjetër hap drejt titullit kampion.
Barcelona shkëputet 11 pikë në krye, kjo edhe falë humbjes së Atletikos së Madridit në takimin kundër Vilarealit. Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh, pas një 11-metërshi të ekzekutuar nga Antoine Griezman, pas 20 minutash loje.
Por, pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Dy gola të Unal në 10 minutat e fundit u dhanvë vendasve 3 pikët.
Top Channel