Valencia vazhdon ecurinë pozitive në kampionat, teksa këtë herë në ‘Mestalla’ mposhti 3-1 Alaves. Në një ndeshje ku “Los Che” dominuan totalisht takimin, duke mos lënë për asnjë çast kundërshtarin t’i vendoste në pozita të vështira.
Gjithçka nisi mirë për vendasit, teksa gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 19′ me anë të Rodrigo. Të zotët e shtëpisë nuk u ndalën me kaq, sepse pas këtij momenti vazhduan të ushtronin trysni në portën e Alaves.
Në të 33-tën, italiani Simone Zaza dyfishon shifrat për të tijtë. Tentativat nga ana e skuadrës mike për rihapur takimin nuk mjaftuan për pjesën e parë, por vetëm 4 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë, Sobrino përçon shpresë në radhët e të tijve, por nuk zgjati shumë sepse në të 54-tën, Laguardio shënon në portën e tij.
Sidoqoftë, pavarësisht humbjes, Alaves qëndron i qetë përsa i përket mbijetesës, ndërsa Valencia për momentin qëndron në vendin e tretë në kuotën e 59 pikëve.
Top Channel