Në prag të transfertës kundër Sampdorias, trajneri zikaltër i Interit, Luciano Spalletti ka deklaruar se kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të rihyrë në zonën Champions.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në rrugën tonë. Sampdoria di të luajë shumë mirë në shtëpi dhe ka arritur të mposhtë shumë skuadra. Gjithsesi duhet të japim maksimumin në këto sfida të mbetura, për të arritur objektivin tonë”, ka deklaruar ai.
Më tej Spalletti është tërhequr nga ankesa e tij për mungesë kualiteti pas ndeshjes kundër Napolit.
“Pasi e ripashë me vëmendje ndeshjen me Napolin, evidentova se Interi ka rikuperuar shumë topa në atë takim, por thuajse asnjëherë nuk ka arritur t’I shndërrojë në kundërsulme të rrezikshme. Përkundrazi, Napoli ka rikuperuar shumë më pak dhe ia ka dalë të na vërë në vështirësie. Për këtë e kisha fjalën”, tha ai.
Top Channel