Dashuria mes Milanit dhe sulmuesit kroat, Nicola Kaliniç, e cila lindi në verën e 2017-ës, ka filluar të venitet tashmë. Sulmuesi nuk po bind dhe prej kohësh e ka humbur vendin e titullarit, kjo edhe për shkak të shpërthimit të të riut Patrick Cutrone, që po shënon gola në vijimësi.

Gjithsesi, në prag të ndeshjes me Chievon, trajneri Gattuso ka vendosur të mos e grumbullojë fare Kaliniçin, duke treguar se raporti mes palëve është thyer tashmë.

“Kaliniç nuk ka asnjë problem fizik, por është lënë jashtë për arsye teknike”, deklaroi Gattuso, duke mos preferuar të japë më shumë shpjegime mbi lënien jashtë të sulmuesit kroat.

Gjithsesi, mediat pranë Milanit raportojnë se përjashtimi i Nikola Kaliniçit ka ardhur për mungesë impenjimi në stërvitje gjatë javës, gjë që nuk është toleruar nga Gattuso.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA