Në promon e re të ‘The Voice Kids’ tregohet edhe një prej maktheve të moderatorit Ledion Liço. Në promon që zgjat vetëm disa sekonda, nuk shfaqen trajnerët, por disa fëmijë të ngjashëm me ta.
E kështu vendin e Eneda Tarifës e ka zënë Isea duke mbajtur edhe një ‘selfie-stick’, të cilin këngëtarja e ka përdorur jo pak herë.
Ndërsa vendin e Miriam Canit e ka zënë Dea, e cila po ashtu si trajnerja simpatike pak javë më parë është shfaqur me biskota në dorë. E ndërsa Miriami i përdorte biskotat për të “korruptuar” fëmijët, Dea përpiqet të marrë me të mira stafin e produksionit, të cilët po interesohen për trajnerët e vërtetë.
E në vend të dyshes Aleksandër dhe Renis Gjoka janë binjakët Venjamin dhe Brandon, të cilët vijnë po aq interesant sa vetë trajnerët me batutat dhe qëndrimin e tyre.
Po Ledioni ku është?! Ai shfaqet i lidhur në një karrige dhe në sfond shfaqen disa lidhje kashte, çka tregon se autorët e “rrëmbimit” janë kujdesur për ta nxjerrë nga spektakli i tij.
Top Channel