Ngjeshja e ndeshjeve të ekipeve kombëtare të moshave të ndryshme dhe ekipit kombëtarë A ka sjellë një problem jo të vogël përsa i përket mardhënies së trajnerëve nën zë dhe lëvizjes së lojtarëve.

Kështu ndodh edhe me listat e lojtarëve të grumbulluar nga Cristian Panucci dhe Alban Bushi trajner i përfaqësueses U21. Kombëtarja A ka marrë në këtë grumbullim që fillon ditën e hënë Kristal Abazaj dhe Ramadanin, dy lojtarë formacioni për kombëtaren U21. Ndërkohë që kombëtarja do të luajë më 24 mars miqësoren me Norvegjinë, kombëtarja U21 do të luaj dy eliminatore zyrtare me Sllovakinë, më 23 mars në Tiranë dhe më 27 mars në Sllovaki.

“Kam patur vështirësi në hartimin e listës, pasi na mungojnë 8 lojtarë të formacionit, përfshirë këtu edhe lojtarët që ka grumbulluar Panucci”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri u Kombëetares U-21, Alban Bushi.

Ndërkohë sa i përket objektivit për këto eliminatore Alban Bushi beson se shanset janë akoma. “Sllovakia është një skuadër që ka diferencë me ne, pasi ka marrë pjesë edhe më parë në finalet e një kampionati europian, megjithatë ne nuk kemi zgjidhje tjetër do kërkojmë vetëm fitoren”, tha Bushi.

Ndeshja eliminatore me Sllovakinë do të luhet më 23 mars në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që më 27 mars do të luhet në Zilina në Sllovaki.

Top Channel