Trump-Kim Jong-un në Suedi? Përgatitjet për takimin historik SHBA-Kore e Veriut

16/03/2018 09:24

Vizita surprizë e ministrit të Jashtëm koreano-verior në Suedi, përpara një takimi të mundshëm mes Trumpit dhe Kim Jong-unit, u dha udhë spekulimeve se mund të jetë pjesë e përgatitjeve për këtë samit të shumëdiskutuar.

Suedia ka një histori të gjatë ndërmjetësimi mes Uashingtoni dhe Penianit, e vet kryeministri Stefan Lofven e pranoi për një agjenci vendase lajmesh se, “nëse aktorët kryesorë do të duan që Stokholmi të luajë një rol në këtë mes, ai do të jetë i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë”.

“Ne jemi një vend i pavarur ushtarakisht dhe me një prani të gjatë në Korenë e Veriut, – tha Lofven. – Do të na pëlqente të na besohej një detyrë e tillë, por këtë duhet ta vendosin palët e përfshira”, shtoi shefi i ekzekutivit suedez.

Në një lëvizje befasuese, Donald Trumpi e pranoi javën e kaluar ftesën e Kim Jong-unit për bisedime të drejtpërdrejta, duke i dhënë kështu një kthesë fare të papritur një situatë të përshkallëzuar prej kërcënimeve nga të dyja krahët deri në prag konflikti.

Që nga momenti kur ftesa e udhëheqësit komunist u dorëzua në Uashington prej një grupi zyrtarësh koreano-jugorë, nga Peniani nuk ka asnjë reagim. Sqarimi zyrtar i tij për vizitën e ministrit Ri Yong-ho në Suedi i referohet një rrugëtimi të fokusuar te marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të interesit të përbashkët.

Vet Shtetet e Bashkuara e pranuan se janë në dijeni të këtij zhvillimi, por nuk e dinë nëse ai ka lidhje me bisedimet e mundshme SHBA-Kore e Veriut. Asnjë president amerikan në detyrë nuk është takuar ndonjëherë me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA