Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton. Shorti nuk ishte me shumë fat për skuadrat italiane të mbetura në Champions League, madje shkoi më keq sesa parashikimi.
Nga duart e një legjende, si ukrainasi Andriy Shevchenko, vazot e Nionit ripërsërisin finalen e Kardifit, me Juventusin që ka një mision mjaft të vështirë ndaj Realit të Madridit, kampion në fuqi. Sfida e parë do të luhet në Torino dhe ajo e kthimit në Madrid.
Barcelona do të luajë ndaj Romës, ndërsa Bayern Munchen do të luajë ndaj Sevillas.
Shorti i Championsit vendosi Manchester Cityn e Guardiolës përballë Liverpoolit të Jurgen Kloppit, trajneri që e komplikon më shumë se çdo tjetër rrugëtimin e “Citizens”.
Ndeshjet e para të Championsit do të luhen më 3 dhe 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 10 dhe 11 të po të njëjtit muaj.
Top Channel