Objektivi i parë i Milanit për këtë sezon ka rënë. Kuqezinjtë janë jashtë Europa League.

Edhe pse me shumë dëshirë, të paktën në pjesën e parë, të besuarit e trajnerit Gattuso nuk ka mundur të paktën të mos mposhten në ndeshjen e dytë ndaj Arsenalit në Londër, ku të zotët e shtëpisë triumfuan me rezultatin 3-1.

Italianët e gjetën golin të parët me Calhanoglu, por vetëm 4 minuta më pas, arbitri akordon një penallti tejet të dyshimtë për Arsenalin, të cilën e kthen në gol Welbeck. Milani reagon dhe brenda pak minutave pretendon për dy penallti, por në të dyja rastet, kryesori i takimit nuk mendoi kështu edhe pse kontestimet ishin të shumta.

Në pjesën e dytë, Milani ishte duke luajtur mirë duke kërkuar të gjente golin e avantazhit, por Xhaka dhe Donnarumma “bashkëpunojnë”. Futbollisti me origjinë shqiptare godet fuqishëm nga distanca, por portieri nuk tregohet në lartësinë e duhur duke e devijuar topin në rrjetë.

Më pas, Welbeck shënon e golin e tretë për “topçinjtë”, duke e vulosur rezultatin përfundimtar në 3-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA