Presidenti rus Vladimir Putin gëzon besimin më të madh mes qytetarëve të Serbise, sa u përket udhëheqësve të huaj.
Kështu tregojnë të dhënat e një studimi të fundit të kryer nga e përditshmja e Beogradit, “Politika”, në bashkëpunim me agjencinë e hulumtimeve, “Faktor Plus”.
Putin ka fituar garën ndaj 6 udhëheqësve të tjerë botërorë, në një sondazh të realizuar mes 9 dhe 13 marsit, e në prag të zgjedhjeve presidenciale në Rusi që mbahen më 18 mars.
Siç shkruan “Politika”, kur qytetarët u pyetën se cilit udhëheqësi botëror i besojnë më shumë, 58 për qind e tyre u përgjigjën në favor të Putinit.
Sipas sondazhit, Putin ka lënë prapa Kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin kinez Xi Jinping, atë amerikan Donald Trump, kryeministren britanike Theresa May, si dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Mbështetja për Putinin ka rezultuar gjithmonë e lartë në Serbi, pavarësisht metodave të përdorura të sondazheve.
Top Channel