“Khamenei si Hitleri”, Salman: Ndërtojmë armën bërthamore si kundërpërgjigje!

15/03/2018 16:50

Arabia Saudite është e gatshme të ndërtojë me shpejtësi një armë bërthamore nëse Irani do ta bëjë një gjë të tillë më parë.

Kështu është shprehur në një intervistë së fundmi Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman.

“Ne nuk duam sulme, por jemi të detyruar të ndërtojmë një armë bërthamore në rast se Irani do ta bëjë një gjë të tillë, do të ndjekim shembullin e tyre”, tha Mohammed bin Salman në intervistën e tij për “CBS”, ku e krahasoi me Hitlerin udhëheqësin suprem të Iranit Ajatollah Khamenei.

“Ai dëshiron të krijojë projektin e tij në Lindjen e Mesme, të ngjashëm me atë të Hitlerit. Shumë vende nuk e kuptuan se sa i rrezikshëm ishte Hitleri në atë kohë deri sa ndodhi. Unë nuk dua të shoh që të njëjtat ngjarje të ndodhin edhe në Lindjen e Mesme”, u shpreh Mohammed bin Salman.

Arabia Saudite tashmë po zhvillon energjinë bërthamore si pjesë e reformave të ndërmarra nga Salman, i cili kërkon t’i jap fund varësisë së rajonit nga nafta.

Top Channel