Pjesa e dytë e ndeshjes Barcelona-Chelsea mund të kishte ndryshuar ndjeshëm nëse arbitri Damir Skomina do të akordonte 11-metërsh për “Blutë” e Londrës, kur Pique bëri një ndërhyrje në zonë ndaj Marcos Alonsos në minutën e 49.

Të paktën kështu e mendon ish-mesfushori i Chelsea, Michal Ballack. Gjermani ka qenë në fushë në takimin Chelsea-Barcelona të vitit 2009, kur londinezët kërkuan 3 penallti ndaj arbitrit të atëhershëm, Ovrebo.

Në Twitter, Ballack reagoi vetëm me një frazë pas ndeshjes që katalanasit fituan 3-0: “E njëjta histori”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA