Superiorja, Kukësi “bie” në Gjirokastër, Vllaznia-Partizani mbyllet pa gola

14/03/2018 15:54

Janë luajtur këtë mesjavë tri ndeshje, të vlefshme për javën e 25 të Kategorisë Superiore. Bie në sy humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit në Gjirokastër, përballë Luftëtarit vendas 2-1, edhe pse verilindorët nuk e rrezikojnë vendin e dytë në klasifikim.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, golit të Gurit për Kukësin, gjirokastritët iu përgjigjën me golat e Abazajt dhe Licajt.

Në Shkodër, në një përballje “jetike” për mbijetesë për kuqeblutë, Vllaznia nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit pa gola ndaj Partizanit, me “të kuqtë” që shpërdorojnë një mundësi të mirë për t’u afruar me vendet e kreut, që të kualifikojnë në kupat europiane sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në Lushnje, betejën mes vendit të fundit që duket se e ka prerë tashmë biletën për rikthimin në inferiore, dhe kurbinasve të Laçit e fitojnë këta të fundit, që edhe pse pësuan fillimisht golin e Pepës, arritën të përmbysnin rezultatin e takimit në 1-3, ku shënuan dy herë Uzuni dhe një herë Qaqi.

Duke filluar nga ora 17:00 pritet të luhen edhe dy takimet e mbetura të Superiores, ajo mes Flamurtarit e Kamzës në Vlorë, ndërsa në Durrës spikat sfida mes Teutës vendase në kërkim të pikëve të mbijetesës dhe korçarëve të Skënderbeut, që janë arratisur në krye të klasifikimit, me një këmbë drejt titullit kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA