
22/02 16:36
6 balerinë shqiptarë, pjesë e skenave më të rëndësishme ndërkombëtare të baletit, u mblodhën në datën 13 mars në Pallatin e Kongreseve në një mbrëmje GALA nën logon “Rikthimi i dallëndysheve”.
Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa janë Yjet e baletit shqiptar, që kërcejnë në skenat më të rëndësishme të botës, përmbyllën njohjen e tyre me publikun shqiptar në Galanë Madhështore në Pallatin e Kongreseve.
Të ftuar në “Top Show Magazine” ata janë shprehur se ka qenë një ëndërr e të gjithëve që riktheheshin në Shqipëri për të dhënë një spektakël për të bashkëqytetarët e tyre, duke e pasur si një detyrim ndaj ndjenjës së tyre si shqiptarë.
Top Channel