Edhe pse ndërroi jetë gjashtë vite më parë, diva e muzikës Whitney Houston, kurrë nuk do të harrohet nga fansat e saj në mbarë botën, si një ndër këngëtaret me zërin më të mrekullueshëm.

Por duket se shumë shpejt fansat e këngëtares do të kenë mundësi të shohin edhe një dokumentar për karrierën e saj, gjë e cila është konfirmuar nga regjisori, Kevin Macdonald.

Por në dokumentari pritet të sjellë detaje të reja edhe nga jeta personale e ikonës së muzikës.

Gjatë një interviste për mediat, regjisori i dokumentarit është shprehur: ‘Whitney’ është një histori familjare intime që zbulon një anë të re për një grua, që as njerëzit e saj më të afërt nuk e njihnin. Për këtë projekt dua të falenderoj ata që më besuan çelësin e shtëpive DHe pronave të saj, me qëllim që unë të mblidhja disa të dhëna të vlefshme për dokumentarin që do t’iu mahnisë të gjithëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA