24/05 15:52
Do të tërhiqet nga futbolli apo nuk do të tërhiqet nga futbolli? Gianluigi Buffon ende nuk e ka vendosur.
“Motivimi është gjithçka. Derisa të kem dëshirë për të vuajtur, për të luftuar, do të vazhdoj. Duhet të kuptoj, së bashku me klubin, se sa energji do të kem”, ka thënë portieri i Juventusit.
“Gjithsesi, sido që të jetë e ardhmja ime, ndihem i qetë dhe mirënjohës për ato që kam kaluar dhe për ato që mendoj se i kam dhënë Parmës, Juventusit, kombëtares dhe futbollit”, shtoi 40-vjeçari.
Top Channel