Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 30-vjeçar pakistanez, me leje qëndrimi në Shqipëri është arrestuar pasi në mjetin e tij kishte tre bashkëkombas të tij që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vend.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Syed Sj., 30 vjeç jetonte në Elbasan. Ai është ndaluar në rrethrrotullimin e Çermës, “pasi në makinën e tij ishte duke transportuar 4 shtetas të tjerë Pakistanez të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës”.
Për katër shtetasit pakistanez ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.
Top Channel