“Sallata ruse”, Balla: Dyshime për financimin e protestës së PD-së

12/03/2018 10:34

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke informuar grupin për financimet ruse të Partisë Demokratike, shprehet se ka dyshime se si u financua protesta 3-mujore e opozitës për reformën në drejtësi.

“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar”, tha Balla.

Ai tha se shpreson që organet e drejtësisë ti shkojnë deri në fund kësaj çështje.

“Pagesa e Binjata Trade për Muzin, ngre një dyshim të dukshëm, një burim i lidhur me Rusinë siguroi para përmes një kompanie skematike për të ndihmuar PD dhe për të ushqyer mosmarrëveshje të vazhdueshme politike në Shqipëri. Ky është një rast i rëndë. Uroj që të gjitha këto dyshime mos qofshin të vërteta, po sigurisht që i takon organeve të drejtësisë, prokurorisë, që kësaj çështje ti shkojë deri në fund dhe kjo çështje të zbardhet për gjithë opinionin publik”, tha Balla.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA