“Kur i jepni Rusisë para, i jepni më shumë kohë luftës”/ Zelensky bën thirrje nga OKB: Rrisni presionin ndaj Moskës 23/09 21:01
Një avion i linjës ajrore të Bangladeshit “US-Bangla” u përfshi në një aksident në Aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu.
Avioni ka dalë nga pista gjatë zbritjes, e më pas është përfshirë nga flakët.
Në bordin e tij ndodheshin 67 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Autoritetet flasin për 49 të vdekur e 22 të mbijetuar.
Të gjitha fluturimet në Aeroportin e Katmandusë u pezulluan pas ngjarjes.
Duke ofruar ngushëllimet e tij, kryeministri i vendit Sharma Oli premtoi një hetim të menjëhershëm mbi ngjarjen. Avioni që vinte nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, ishte prodhuar përpara 17 vitesh.
https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3406307662762291
Top Channel