Po kthehej nga festa e beqarisë, humbet jetën pas aksidentit ajror. Në total 11 viktima

12/03/2018 11:08

Një avion privat turk me 11 persona në bord është rrëzuar në Iran, ndërsa po kthente vajzën e një biznesmeni të njohur nga festa e saj e beqarisë.

Zyrtarët turq thanë se, 8 pasagjerë dhe 3 pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord. Ata druhet se kanë humbur jetën, pasi avioni u dogj në një zonë malore afër qytetit Shahr e kord, në Iranin perëndimor.

Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, pasagjerët ishin trashëgimtarja 28-vjeçare Mina Basaran dhe shtatë mikesha të saj. Grupi kishte festuar në Dubai para martesës së saj, që do të zhvillohej muajin e ardhshëm.

Gjysmëhëna e kuqe turke konfirmoi se mbetjet e avionit dhe trupat ishin gjetur. Avioni “Bombardier Challenger 604” i përket një firme në pronësi të manjatit turk të biznesit, Huseyin Basaran, babai i nuses së ardhshme.

Ai është ish-zv.president i klubit të futbollit Trabzonspor, që luan në elitën e futbollit në Turqi. Ai ka biznese në fusha të ndryshme, si atë të energjisë, financës, ndërtimit, ushqimit dhe sektorit të turizmit.

Vajza e tij Mina kishte postuar një foto në Instagram, një ditë më parë, ku ajo rrethohej nga mikeshat e saj në hotelin “Royal Mirage” në Dubai. Avioni besohet se po kthehej nga Emiratet e Bashkuara në Stamboll, kur u rrëzua.

Top Channel