Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Jose Mourinho do të kërkojë me çdo kusht të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro, duke i dhënë atij një pagë stratosferike.
Manchester United do të investojë te braziliani këtë verë, duke e parë atë si një prej mbrojtësve më të mirë të momentit. Edhe më parë, skuadra britanike e ka përfshirë mbrojtësin e Juves në dëshirat e merkatos. Por, duket se tani janë pjekur kushtet për transferimin e tij.
Juventusi zbuloi pak javë më parë se ka arritur marrëveshjen për Darmian dhe rikthimi në Itali i mbrojtësit lidhet me shumë gjasa me largimin e brazilianit. Alex Sandro ishte në verë shumë pranë Chelsea, por përfshirja e Manchester United trazoi ujrat. Skuadra nga “Old Trafford” i ka ofruar mbrojtësit një pagë prej 165 mijë eurosh në javë, dyfishin e pagës aktuale, pagë të cilën Juve nuk e përballon dot.
Ndër të tjera, Manchester United e vlerëson futbollistin rreth 80 milionë euro, që duke përfshirë Darmianin, mund të shkojë në 50 milionë euro në arkën e Juves.
Alex Sandro u ble nga Juventusi 3 vjet më parë për shifrën e 25 milionë eurove nga Porto.
Top Channel