Tifozët e futbollit anglez po shpresojnë ende se dëmtimi i sulmuesit më në formë të momentit në Premier League, nuk do të jetë aq i rëndë sa t’i privojë botërorin.

Harry Kane vuajti probleme me kaviljen e djathtë në një përplasje me portierin Asmir Begovic, në ndeshjen që Tottenham luajti kundër Bournemouth.

Priten të tjera analiza të detajuara dhe një skaner në një tjetër klinikë londineze por nga ajo çfarë kanë lënë të kuptojnë mjekët e Spurs, janë dëmtuar ligamentet. 24-vjeçari e ka të sigurt mungesën në miqësoret e luksit ndaj Holandës dhe Italisë këtë muaj.

Për bomberin ishullor që në vitin 2017 ka thyer çdo rekord golash në kampionatin anglez, parashikohet një muaj i sigurt mungesë, por tifozët kanë frikë që ai nuk do të jetë në formën optimale për botërorin. Kjo pasi kavilja e dëmtuar e Harry Kane, është e njëjta që e penalizoi dy herë sezonin e kaluar.

Nga këto probleme, sulmuesi i Tottenham-it humbi 10 ndeshje me Spurs, si dhe disa sfida vendimtare me Anglinë. Harry Kane ka shënuar 35 gola në 38 ndeshje dhe konsiderohet problemi më i madh i 3 luanëve, sidomos pas fotove me paterica që po bëjnë xhiron e botës në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA