Ky sezon nuk është krejtësisht për t’u hedhur poshtë për Paris Saint Germain, pavarësisht dështimit të tij në objektivin kryesor që i kishte vënë vetes, fitorja e Ligë së Kampioneve.
Në fakt skuadra pariziene ka shkruar një tjetër faqe të historisë së saj duke qenë se ky është sezoni ku ajo ka shënuar më shumë gola dhe të mendosh që jemi ende në muajin mars. Deri tani Paris saint Germain ka shënuar 146 gola në të gjitha kompeticionet dhe kjo iu arrit pas fitores 5-0 të shtunën kundër Metz.
Me këtë shifër, Paris Saint Germain theu rekordin e vendosur në sezonin 2015/2016 me 143 gola. Në fakt skuadra e Emery e vendosi këtë rekord të ri që në 45 minutat e para të sfidës me Metzin ndërkohë që në pjesën e dytë, parizienët plotësuan “manitën” kundrejt skuadrës së vendit të fundit në renditje.
Top Channel