Murgesha e përfshirë në një mosmarrëveshje pronësie me këngëtaren amerikane Katy Perry u shemb përdhe e vdiq gjatë njërës prej seancave gjyqësore.

89-vjeçarja Catherine Rose Holzman ishte një prej dy murgeshave të ngërthyera në një betejë të ashpër ligjore me yllin e popit që kërkon të blejë një ish-manastir të Los Angelesit për $14.5 milionë.

Perry, e cila gjatë fëmijërisë se vet ka kënduar në kishë, mendoi se do ta realizonte pa problem trillin e saj, por ish-banorët e manastirit kundërshtuan duke bërë që çështja të përfundonte në gjyq.

Motrat Catherine Rose dhe Rita Callanan nuk e pranonin dot idenë që objekti fetar t’i dorëzohej këngëtares provokuese me hite si “I Kissed A Girl” dhe “Ur So Gay”.

Perry i vizitoi disa herë murgeshat me shpresën t’ia mbushte mendjen duke i treguar deri dhe tatuazhin e Jezu Krishtit që ka në trup, por dyshja mbeti e palëkundur. I kam parë videot e saj, tha motra Callanan per Los Angeles Times, dhe nuk më pëlqyen aspak!!

Murgeshat ia shitën rezidencën pronares së një restoranti të zonës, Dana Hollister, pa aprovimin e dioqezës së kryepeshkopit dhe Vatikanit, që duhet t’i japë dritën jeshile shitjes së pronave të kishës, të cilat kapërcejnë shifrën $7.5 milionë dollarë. Pas vdekjes së murgeshës, procedurat gjyqësore për momentin, janë pezulluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA