Distanca në raportet mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogba po bëhet gjithnjë e më e madhe. Tashmë trajneri portugez nuk beson më te mesfushori francez, e zërat për largimin e menjëhershëm të tij nga “djajtë e kuq” janë shtuar shumë kohët e fundit.

Madje është arritur deri aty, sa drejtuesit e klubit anglez të shprehen totalisht në favor të Mourinhos.

E përditshmja britanike “The Independent” deklaron se, drejtuesit e Manchester United i kanë dhënë një ultimatum futbollistit: ose të jetë dakord me Mourinhon, ose të largohet. Te Manchester United, Mourinho vjen mbi të gjithë yjet e skuadrës, me luzitanin që rinovoi me këtë skuadër deri në vitin 2020.

Situata e Pogba është shumë e komplikuar. 24-vjeçari mbërriti në “Old Trafford” përpara dy sezonesh, për vlerën e 125 milionë eurove, duke u bërë në atë kohë blerja më e shtrenjtë në futboll.

Tashmë duket se lojtari po e mendon vërtet një të ardhme larg Manchester United dhe dy nga opsionet për të janë rikthimi te Juventusi ose kalimi te Reali i Madridit. Në rastin e klubit spanjoll, vet Raiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e realizimit të këtij transferimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA