Një episod mjaft interesant ka ndodhur në sfidën mes Eibarit dhe Realit të Madridit të fituar 1-2 jo pa vështirësi nga madrilenët.

Në minutën e 73-të, kur sfida ishte në barazim 1-1, Sergio Ramos u largua me shpejtësi në dhomat e zhveshjes, pasi kishte nevojë të shkonte në tualet.

Kapiteni i Realit u rikthye në fushë pak sekonda para se Ronaldo të shënonte golin e dytë, duke u bërë pjesë e festës së madrilenëve.

“Incidentin” e konfirmoi edhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane.

“Sergio kishte nevojë të shkonte në tualet dhe la fushën për pak minuta”, u shpreh Zidane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA