Bayern Munchen e bën sërish! Siç ka ndodhur shpesh në 7 vitet e fundit, që prej marsit të vitit 2011, Hamburgu është gjunjëzuar përsëri në mënyrë të frikshme përballë gjigantëve të Bundesligës.

Bavarezët shënuan plot 6 herë në portën e kundërshtarëve, në sfidën e kësaj të shtune për javën e 26 të kampionatit gjerman.

Një trigolësh është firmosur nga Lewandowski, një dygolësh mban autorësinë e Ribery, si dhe një gol i Arjen Robben, por gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq për skuadrën e qytetit portual të Hamburgut, pasi sulmuesi polak humbi një tjetër 11-metërsh, kur kishin mbetur edhe 4 minuta nga koha e rregullt e ndeshjes, përpara se të shënonte golin e tretë personal po nga penalltia.

Në këto 8 vite janë zhvilluar mbi 30 përballje të drejtpërdrejta mes Bayernit, që s’ka lënë titull pa fituar në Gjermani, dhe Hamburgut, që ruan rekordin e mosrënies kurrë në histori nga Bundesliga, gjë që vështirë ta përsërisë edhe sivjet.

Mes rezultateve të tjera spikasin fitoret e thella 8-0 në shkurt të 2017-s dhe shkurt të 2015-s; fitorja 9-2 e marsit të 2013-s; ajo 6-0 e marsit të 2011-s dhe tri herë 5-0: gusht 2011, shkurt 2014 dhe e fundit gusht 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA