Debati mes arkeologëve dhe Bashkisë së Durrësit për çështjen e ndërtimit të Velierës mbi rrënojat arkeologjike të kategorisë A u desh të mbërrinte në gjykatë.

Gjykata vendosi më 13 shkurt pezullimin e punimeve, por ende pa u zbardhur vendimi i saj, Bashkia e Durrësit ka hapur tenderin e ri për vazhdimin e punimeve në këtë pjesë të projektit. Aktivistë të shoqërisë civile luftuan fort dhe vendimi i Gjykatës për pezullimin e punimeve i la të pakënaqur, pasi kërkuan anulimin e gjithë projektit në këtë pjesë.

Por, ngjitur më Shqipërinë është një vend, ku arkeologët dhe aktivistët e shoqërisë civile janë shndërruar në tmerrin e investitorëve.

Rasti tipi është ai i Mike Angeliades, një greko-amerikan që vendosi të investonte në vendin e origjinës, 400 milionë euro, për të zhvilluar një kompleks turistik dhe fushë golfi në bregdetin e ishullit të Rodosit.

Punimet nisën dy vite më paë dhe kishte shpenzuar 4.5 milionë euro, kur Departamenti i Arkeologjisë në Greqi vendosi t’i ndërpresë ato. Arsyeja; vendi ku po ndërtohej kompleksi ishte pranë një fortese 3 mijëvjeçare dhe arkeologët i trembeshin se në zonë mund të kishte të tjera objekte e ndërtesa me vlerë historike që mund të shkatëroheshin nga punimet në fjalë.

“Të gjithë më paralajmëruan se do të thinjesha para se të ndërtojë diçka në Greqi. Ky projekt është ëndrra ime dhe nuk kam hedhur vetëm paratë për të, por kam hedhur shpirtin”, thotë Angeliades për Wall Street Journal.

Por rasti i tij nuk është i vetmi. Ka me dhjetra të tillë në të gjithë Greqinë. Edhe ndërtimi i autostradave zhvendoset nga projekti fillestar në momentin që haset në një zbulim antik. Ndërkohë, që një pjesë e ndërtuesve të pallateve kanë gjetur si zgjidhje ndërtesat me themele jo shumë të thella dhe pa garazhe, nga frika se mos zbulojnë objekte antike dhe ndërhyn Departamenti i Arkeologjisë që ua bllokon punimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA