Socialistët përshëndetën hetimin e Prokurorisë mbi kontratat e lobimit të demokratëve dhe burimin e financimit të tyre, por i kërkuan organit të Akuzës që të thërrasë vetë kreun e selisë blu.

“Prokuroria duhet të marrë në pyetje Lulzim Bashën. Lulzim Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali duke u fshehur, ashtu siç i ka shpëtuar hetimeve për Rrugën e Kombit apo 21 janarin”, tha Blerina Gjylameti, deputete e PS-së.

Demokratët replikuan duke i qëndruar temës së tyre, asaj të lidhjeve të qeverisë me krimin. Në këtë kontekst, i kërkuan Kryeministrit shpjegime për një takim që sipas tyre ka zhvilluar të premten me Saimir Tahirin.

“Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. […[ Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë. Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit”, tha deputetja e PD-së, Dhurata Ccupi.

Që prej publikimit të një investigimi nga revista Mother Jones, që hedh hije dyshimi mbi lidhje ruse të lobuesit të demokratëve në Amerikë, selia blu e quan çështjen si të sponsorizuar nga Qeveria Rama, për të hequr vëmendjen nga ato që opozita i cilëson si lidhje të pushtetarëve me botën e krimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA