Llogari reale po false, ky është një prej problemeve më të mëdha në thuajse të gjitha rrjetet sociale, por Twitter duket se ka ndërmend t’i japë fund këtyre mëdyshjeve.

Twitter së shpejti do të lejojë që të gjithë përdoruesit e saj në platformën sociale të identifikohen duke me anë të procesit të verifikimit.

CEO i Twitter i Jack Dorsey tha të premten se kompania synon të gjejë një mënyrë për të lejuar të gjithë përdoruesit të verifikohen.

Twitter paraqiti shenjën e saj të kaltër për të nënkuptuar përdoruesit e verifikuar në vitin 2009. Fillimisht, ky verifikim realizohej kryesisht për personazhet e famshëm, atletëve dhe figurave publike për të frenuar imituesit. Më pas, simbolet iu shpërndanë gazetarëve dhe përdoruesve të tjerë.

Për të marrë një shenjë si një llogari e verifikuar, përdoruesit duhet të aplikojnë me një arsye pse ata kanë nevojë për ta pasur një të tillë.

Top Channel