24/11 18:38
Ditën e djeshme në mediat e huaja doli lajmi se çifti i famshëm, Selena Gomez dhe Justin Bieber kishin vendosur të shkëputeshin për pak kohë nga njëri-tjetri.
Kjo pasi sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë nevojë të kuptojnë më shumë marrëdhënien e tyre.
Por duket se një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak këngëtarin Justin Bieber, pasi në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft i relaksuar.
Këngëtari në fotot e publikuara shfaqet i zhveshur, duke ekspozuar trupin e tij të mbuluar nga tatuazhet.
Ende nuk dihet nëse lajmet për ndarjen e tyre të dytë janë të vërteta, pasi nga ana e çiftit nuk ka asnjë deklaratë.
Top Channel