
24/02 19:13
Për muaj me rradhë në mediat rozë përflitet për një ndarje të mundshme midis Cheryl dhe Liam Payne.
Dhe duket se një gjë e tillë është e vërtetë, pasi 34-vjeçarja, këtë të enjte është fotografuar me Tom Hardy, foto të cilën vetë Cheryl e ka postuar në rrjetin social Instagram.
Sipas DailyMail postimi i fotos nga ana e bukuroshes është një përpjekje për të bërë xheloz partnerin e saj, Liam, i cili kohët e fundit ka kaluar më shumë kohë jashtë familjes, pasi ka qenë i zënë me turet muzikore.
Foto me Tom Hardy është realizuar gjatë eventit Prince’s Trust Awards.
Top Channel