Pasi veshi me Luledialli Kuvendin e Shqipërisë, Albana Osmani iu drejtua Kuvendit të Kosovës.

Kjo vjen në kuadër të fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” për fëmijët e sëmurë me leucemi, fushatë e iniciuar nga moderatorja disa muaj më parë.

Albana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën shfaqen anëtarët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë veshur bluzën me luledielli, duke demostruar kështu mbështetjen e tyre ndaj kësaj fushate sensibilizuese.

Krah fotos së publikuar Albana shkruan: “Të gjithë bashkë për ardhmërinë , për femijet! Deputetët Kosovarë pa dallim etnie në mbeshtetjen e kauzes së ngritur për Fëmijet e Kosovës”.

Por moderatoja pas fotos me të gjithë deputetët, ka publikuar edhe një tjetër me Presidentin, Hashim Thaçi, i cili mban veshur bluzën me luledielli: “Faleminderit Presidenti i Kosovës Z.Hashim Thaçi për mbështetjen tuaj njerëzore dhe institucionale në kuadër te kauzës së ngritur për Femijët Shqiptare të Kosovës ne QKUK në Prishtinë ! Një luledielli shkoi drejt e në instancat më të larta të shtetit,tashmë te pavarur prej 10 vitesh, në Kosovë për të përmirësuar kushtet e Vogëlusheve që po kurohen dhe janë shtruar në Spitalin Shtetëror . Gëzohem që në planet e punës së Shtetit tashmë u vendos me dritë Dielli më shumë , Ndër shumë përballje e problematika të vendit , tashmë kauza e ngritur për Fëmijët , u rendit në perioritet ! Të gjithë po vishen me bluzat luledielli dhe Dardan si njerëz , si prindër , nga cdo etni nga cdo status e influence, pavarësisht nëse janë te parët e shteteve lider të fuqishëm apo njerëz të thjeshtë që gjithcka që kanë janë vetëm ato 20 Eu për të blerë një bluze dhe nga zemra po japin kontributin e tyre ! Luledielli e femijeve fluturo e lirë dhe dhuro buzëqeshje tek ata qe MERITOJNE gjithcka, FEMIJET ! Faleminderit Zot MIRENJOHESE TY për cdo hap për cdo shteg që po hap në favor të fëmijeve mbarë shqiptare”.

Faleminderit Presidenti i Kosoves Z.Hashim Thaçi per mbeshtetjen tuaj njerezore dhe institucionale ne kuader te kauzes se ngritur per Femijet Shqiptare te Kosoves ne QKUK ne Prishtine ! Nje luledielli shkoi drejt e në instancat me te larta te shtetit,tashme te pavarur prej 10 vitesh, ne Kosove per te permiresuar kushtet e Vogelusheve qe po kurohen dhe jane shtruar në Spitalin Shteteror . Gezohem qe në planet e punes se Shtetit tashme u vendos me drite Dielli me shume , nder shume perballje e problematika te vendit , tashme kauza e ngritur per Femijet , u rendit ne perioritet ! Te gjithe po vishen me bluzat luledielli dhe Dardan si njerez , si prinder , nga cdo etni nga cdo status e influence, pavaresisht nese jane te paret e shteteve lider te fuqishem apo njerez te thjeshte qe gjithcka qe kane jane vetem ato 20 Eu per te blere nje bluze dhe nga zemra po japin kontributin e tyre ! Luledielli e femijeve fluturo e lire dhe dhuro buzeqeshje tek ata qe MERITOJNE gjithcka, FEMIJET ! Faleminderit Zot MIRENJOHESE TY per cdo hap per cdo shteg qe po hap ne favor te femijeve mbare shqiptare.! #tijenjeluledielli #youareasunflower

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA