Edicioni i 88 i motorshow të zhvilluar në Gjenevë këtë vit ka sjellë disa prej mrekullive të automobilizmit, por si gjithnjë në majën e tyre një vend ka për makinën Bugatti. Por këtë herë duket Bugatti ka tentuar ekstravagancën dhe ka ngritur më shumë polemika nga ç’pritej.

Bugatti Veyron edhe pse nuk është për prodhimin në masë të makina është padyshim kompania më e madhe e makinave të shpejta në botë, që gjithkush do ta ëndërronte. Por ndoshta jo modelin e fundit, pasi duket i frikshëm. Në Gjenevë ata prezantuan një prototip të quajtur Voti Veyer Final Diamond Edition nga Moti, që me shumë gjasa do të jetë e vetmja e prodhuar.

E gjitha duket si një bllok mermeri, por në fakt janë fibra speciale karboni shumë të lehtë, duke e sjellë me një dizajn të jashtëzakonshëm. Kritikat kanë qenë të shumta, pasi për herë të parë ka dalë nga tradita e ngjyrave të saj të theksuara dhe tradicionale. Çdo pjesë tjetër më pas është menduar ekstra, që nga shasia më e ulët, krahët anash për devijimin e ajrit, bishti i pasëm që shërben edhe për frenim, deri te sistemi LED i ndriçimit, që janë gjuha e fundit e teknologjisë.

Parametrat mekanikë janë të pandryshueshëm, me shpejtësinë marramendëse më të lartë në botë, të një makinë makinë rruge V12. Vlera e makinës shkon më shumë se 1.6 milionë euro.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA