Ashtu si Kylie Jenner e cila vetëm një muaj pas ardhjes në jetë prezantoi vogëlushen e saj me botën, duket se të njëjtën taktikë ka ndjekur edhe këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari.
Këtë vit për herë të parë Zaimina festoon 8 Marsin, si nënë e Khloes, vogëlushes së saj e cila erdhi në jetë pak javë më parë.
Duke përfituar nga festa, Zaimina ka prezantuar fansat e saj me vogëlushen dhe këtë e ka bërë nëpërmjet publikimit të një foto të saj në rrjetin social instagram.
Krah fotos së publikuar Zaimina shkruan: “Shikoni botën dhe buzëqeshni, sepse pa ju, jeta do të ishte e pamundur. Gëzuar Ditën e Grave”.
Top Channel