Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Ndërsa në Londër po kërkojnë mënyrat për ta larguar nga skuadra në fund të sezonit, një vend i ri pune po hapet për italianin Antonio Conte: PSG është gati të shkarkojë trajnerin Emery dhe ti besojë skuadrën italianit.
Sipas të përditshmes franceze L’Equipe pronarët nga Qatar nuk e kanë kapërdirë ende eliminimin e radhës nga Champions dhe të fiksuar pas kupës më të rëndësishme kërkojnë njeriun e duhur për të drejtuar skuadrën. Dhe Antonio Conte është njeriu i duhur. L’Equipe ka kontaktuar vëllanë e trajnerit Conte, Gianluca, i cili ka konfirmuar se javën e ardhshme është planifikuar një takim me manaxherin e trajnerit të Chelsea-t.
Pas suksesit në vitin e parë në Londër, Conte nuk arriti të mbrojë titullin dhe marrëdhënia me klubin është ftohur shumë kohët e fundit. Kjo është shfaqur edhe nga Abramovich, ndërsa prej kohësh diskutohen emrat që mund ta zëvendësojë italianin në fund të sezonit. Edhe Conte duket i lodhur në Londër, pasi klubi nuk i është përgjigjur në merkato.
Ish-trajneri i Juves duket shumë i interesuar të provojë një eksperiencë në Paris, kur përveç përfitimit finanaciar dhe projekti sportiv është shumë ambicioz.
Top Channel