Gratë e futbollistëve refuzojnë të shkojnë në Rusi… – FOTO

08/03/2018 09:18

Siguria në finalet e Botërorit të futbollit është kthyer në një temë dite në Angli dhe pas helmimit të agjentit rus Sergei Skripal në Britani, pasiguria është shumë më e madhe.

Sinjalet e para janë dhënë nga drejtuesit e Federatës së Futbollit që kanë kontaktuar njësitë speciale për një plan të mirë organizimi për kombëtaren angleze të futbollit. Në fakt sinjalet e para të pasigurisë kanë ardhur nga gratë e futbollistë, shumë prej të cilave kanë refuzuar të udhëtojnë drejt Rusisë në muajin qershor.

Gjithnjë futbollistët e Anglisë janë shoqëruar nga familjarët në turne të tillë, por këtë herë pikërisht për arsye sigurie refuzimi është bërë shumë kohë më parë. Skuadra e Anglisë do të vendoset në Repino, një qytezë rreth 50 km larg Shën Peterburgut.

Trajneri Southgate ka pranuar që familjarët të qëndrojnë pranë futbollistëve, por kanë qenë pikërisht gratë dhe të fejuarat e futbollistëve që kanë refuzuar të qëndrojnë në Repino, duke qenë se nuk ofron mjaftueshëm argëtim dhe jetë nate. Mundësia më e mirë është që ato të qëndrojnë në Shën Peterburg.

Më shumë se gjysma e tyre kanë konfirmuar se nuk do të udhëtojnë drejt Rusisë, por deri në 14 qershor kanë kohë për të ndryshuar mendje.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA