“Nuk kam çfarë t’i them, po bën një punë shumë të mirë. Madje, jam unë ai që mund t’i kërkoj këshilla Gattusos”.
Kështu ka deklaruar Arsene Wenger në prag të supersfidës së Europa League mes Milanit dhe Arsenalit, që do të luhet në San Siro të enjten, në orën 19:00.
Gattuso kishte thënë më parë në konferencë për shtyp se ishte fëmijë përpara një trajneri si ai i Arsenalit, por vetë Wenger e mendon ndryshe: “Gattuso ka qenë legjendë e Milanit dhe tani po punon mirë si trajner. Unë jam në një fazë delikate të karrierës sime dhe në këtë moment është ai që mund të më japë mua këshilla”.
Sipas Wenger, me Milanin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë: “Pres një sfidë shumë të luftuar, duhet të përgatitemi për të vuajtur nëse duam të kalojmë në fazën tjetër”.
Top Channel