Disa javë pasi Spice Girls njoftuan ribashkimin e tyre por edhe projektin për një tur botëror, anëtarja e grupit, Mel C ka zbuluar se gjërat janë ende në pritje, pasi Victoria Beckham është angazhuar në një projekt të ri.

44 vjeçarja në një intervistë për “The Sun” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ribashkimin e grupit: “Victoria ka qenë mjaft e zënë në këtë periudhë, dhe turi që ne kemi planifikuar nuk është diçka që ajo dëshiron ta realizojë këtë kohë. Mendoj se në realizimin e turit që ne kemi planifikuar duhet të jemi të pesta bashkë”.

Por gjithashtu këngëtarja zbuloi edhe një tjetër detaj, që ka të bëje me turin e planifikuar: “Më vjen keq, por unë mendoj se fansat e grupit “Spice Girl” nuk do të kenë mundësinë që përgjatë këtij viti të na shohin në skenë”.

Pak ditë më parë “The Sun” ka shkruar se e gjithë kjo situatë vjen pasi Victoria është konfliktuar me anëtaren tjetër të grupit, Geri Horner, në lidhje me detajet e organizimit të turit. Sipas presigjozes ka qënë Emma Bunton, e cila ka ndërhyrë për të shuar konfliktin midis dy anëtarëve të tjera.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA