Dështuan përpjekjet e Kuvendit të Maqedonisë për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca u shty një herë dhe më pas kryeparlamentari Talat Xhaferri nuk i thirri më deputetët në sallë.

Burime nga partitë bëjnë të ditur se shtyrja e leximit të tretë, respektivisht shqyrtimit të mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së u bë për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes partnerëve të koalicionit, LSDM-BDI.

Kjo e fundit përfshi edhe kreun e Kuvendit ka kërkuar që leximi i tretë të kalojë pa shqyrtuar asnjë amendament të opozitës, por kjo s’është pranuar nga socialdemokratët.

Sipas partisë së Kryeministrit Zoran Zaev, shqyrtimi i amendamenteve nuk është i domosdoshëm, por votimi i tyre një për një duhet bëhet, veprim ky i cili do të zgjaste me muaj. Kjo mosmarrëveshje shtyn për një afat të pacaktuar leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke zgjatur edhe më shumë kalvarin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA