Himni i Ligës së Kampioneve transformon tërësisht Cristiano Ronaldon dhe Realin e Madridit. Kjo u vërtetua me ndeshjen e zhvilluar në Parkun e Princave me Paris Sën Zhermenin, ku kampionët në fuqi të Evropës fituan 2-1 duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultatin e pjesshëm 5-2.
Ishte pikërisht Ronaldo, ai që tërhoqi skuadrën e Zidane drejt suksesit teksa shënoi në fillimin e pjesës së dytë duke e çuar në 9 numrin e ndeshjeve radhazi që gjen golin në Ligën e Kampioneve dhe këtu përfshihet edhe finalja e vitit të kaluar duke barazuar emra si Ruud Van Nistelroy që e bëri diçka të tillë 15 vjet më parë. Por jo vetëm kaq, roli i 33 vjeçarit është akoma më i madh në ndeshjet vendimtare të këtij kompeticioni.
Ronaldo ka arritur në 57 gola të shënuar në ndeshjet me eliminim direkt, domethënë nga 1/8 e finaleve e deri në finale i shkëputur ndjeshëm nga rivali i tij, Lionel Messi me 19 gola. Me Realin e Madridit, Ronaldo arriti në 437 gola në 427 ndeshje.
Këtu nuk harrojmë që të përmendim se Ronaldo e ka çuar në 117 numrin total të golave të shënuar në evenimentin më të rëndësishëm, ndërkohë që ai ka edhe rekordin për golat e shënuar në një sezon të Ligës së Kampioneve, 17 finalizime në 2013/2014.
Top Channel